Politike

Bllokuan punimet, PS masë disiplinore për tre deputetë të PD

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka kërkuar përjashtimin e tre deputetëve të PD së Rithemelimit, të cilët një ditë më parë në seancën parlamentare bllokuan punimet.

Konkretisht është kërkuar marrja e masës disiplinore për tre deputetë, Flamur Nokën, Bledjon Nallbatin dhe Saimir Korreshin.

Seanca e të hënës parlamentare zgjati vetëm 7 minuta. Ndërkohë një moment tensioni në Kuvend Flamur Noka është përleshur me gardistët, ndërkohë që ka tentuar të bllokojë fjalimin e deputetit të PS, Vullnet Sinaj.

Pas tensioneve, kryetarja e Kuvendit njoftoi mbylljen e seancës.

Ndërkohë Sekretariati i Etikës do të mblidhet nesër në orën 13:00 për të marrë vendimin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë