Bota

Nikki Haley fiton zgjedhjet paraprake në Uashington, Trump e quan një ‘tru pule’

Gazeta Si – Nikki Haley fitoi zgjedhjet paraprake republikane në Uashington DC. Ky është suksesi i parë për rivalen e Donald Trump. Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka sulmuar menjëherë rivalen e tij, duke e ofenduar dhe nënçmuar deklaratën e saj.

Qëllimisht qëndrova larg Uashingtonit, “kënetës”, me shumë pak delegatë dhe pa avantazhe – shkruan ai në rrjetin e tij social “Truth” – ‘Tru pula’ harxhoi gjithë kohën, paratë dhe përpjekjet e saj. Numrat do të vijnë në votimet e Super të Martës”.

Ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut, arriti fitoren e parë të fushatës së saj elektorale të vitit 2024.

Në fakt është një fitore simbolike, duke qenë se ishin vetëm 19 nga 2.429 delegatët e Partisë Republikane ndër të tjera në një qark me një shumicë shumë të fortë demokrate.

Fitorja e Haley të paktën përkohësisht ndalon dominimin e Trump në garat elektorale të Partisë Republikane, megjithëse ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë do të mbledhë disa qindra delegatë të tjerë në garat e Super Martës së kësaj jave.

Fitorja e Haley-t, megjithëse e para e saj, nuk ishte ende një surprizë e madhe. Shumë në Uashington besonin se distrikti përfaqësonte shansin e saj më të mirë dhe ndoshta të vetëm për të fituar zgjedhjet.

Mbajtja e Trump ndaj Partisë Republikane të kryeqytetit, e cila ka rreth 22,000 votues të regjistruar, nuk e ka pasqyruar kurrë dominimin e tij në të gjithë vendin: Trump fitoi zgjedhjet paraprake në vitin 2020, i pakontestueshëm, por doli i treti në vitin 2016.

Ndërkohë, në frontin demokrat, votuesit janë gjithnjë e më të shqetësuar për moshën e shtyrë të presidentit Joe Biden.

Kjo është ajo që del nga një sondazh i kryer nga “New York Times”. Sondazhi, i kryer në bashkëpunim me Kolegjin Siena, u krye midis rreth një mijë votuesve të regjistruar.

Deri në 61% e votuesve që mbështetën Biden në 2020, tani besojnë se ai është “shumë i vjetër” për të qenë në gjendje të udhëheqë në mënyrë efektive vendin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë