Drejtësia

Tritoli në banesën e Ilir Koçiljas/ Identifikohet autori, një ditë pas ngjarjes u arratis nga Shqipëria

Nga Gazeta Si- Policia e Durrësit ka identifikuar autorin që ka vendosur lëndë eksplozive në banesën e shtetasit Ilir Koçiljas disa ditë më parë. Bëhet fjalë për shtetasin Florian Llana, i cili një ditë pas ngjarjes është larguar nga territori i Shqipërisë. Ngjarja ka ndodhur më datë 26 shkurt, në lagjen nr.3 në Durrës.

Sakaq,  pronari i banesës, Ilir Koçilja është arrestuar nga policia pasi dyshohet se vrau me thikë Halil Kokën, pak ditë më parë.

“Zbardhet ngjarja e ndodhur më datë 26.02.2024, në lagjen nr. 3, ku një shtetas i paidentifikuar vendosi lëndë eksplozive në banesën e një shtetasi tjetër. Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore, u bë i mundur identifikimi i shtetasit të dyshuar si autor i vendosjes së lëndës eksplozive, Florian Llana”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nga verifikimet e kryera rezulton se ky shtetas ka dalë nga Shqipëria, një ditë pas ngjarjes.

Shtetasi është i dënuar më parë për ngjarje të tjera kriminale të ndodhura në qytetin e Durrësit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë