Politike

Dule dhe pala mbrojtëse në një qëndrim: Rama ndërhyri tek gjyqësori, prezumimi i pafajësisë për Belerin nuk u respektua

Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, ka dalë në një deklarate për mediat lidhur me çështjen ‘Beleri’

“Kjo është një çështje që nisi në 6 maj nga kryeministri dhe kryetari i PS zoti Rama. Nisi në fushatën zgjedhore në bashkinë e Himarës, ku u evidentuan prej të gjithëve dy elemente të papranueshme për një fushate zgjedhore. Denigrimi i figurës së zotit Beleri me fyerje bullizëm dhe karakterizime të papranueshme. Dhe së dyti me shpifje. Duke instrumentalizuar një intervistë në mediat greke, Rama shfrytëzoi segmente të medias prej tij e shndërroi në helenizim duke përmbysur kuptimin e fjalës.

Kur nuk gjetën një fakt të vetëm gjatë përgjimeve. Realizohet një arrestim, në fakt rrëmbim demonstrativ në qendër të Himarës, kur ai ishte me avokatin e tij. Kemi arrestim i cilësuar në flagrancë pa asnjë prove fakt e dokument.

Që nga 6 maji deri në 12 maj përgjimet e Belerit u shoqëruan në paralelen tjetër me retorikën në rritje nacionaliste të Ramës.

Një orë para arrestimit Rama e kërcënoi drejtë për së drejti nga një emision televiziv”, tha Dule.

Sipas tij, “Rama para çdo vendimi të gjykatave si për gjykimin në themel edhe për masat e sigurisë apo leja për betim, i ka paraprirë me deklaratat publike, duke matur peshën e fajit dhe duke e krahasuar me raste analoge”.

“Kjo është ndërhyrje e hapur në punën e gjyqësorit dhe dëshmon se çështja Beleri ka qenë regji e monitorim nga Rama”, tha ai.

Edhe avokatët e Fredi Belerit mbështetën të njëjtin pretendim.

Athanasios Zupas, kryetari i kolegjit të avokatëve të Patras tha se në rastin ‘Beleri’ nuk është respektuar prezumimi i pafajësisë.

“Prezenca jonë këtu është bërë pas faktit të zgjedhjes së zotit Beleri dhe ndërkohë që ai u shpall si kryetar bashkie nga Gjykata Civile. Dëgjoj paraburgimin e tij duke shkelur të drejtën e prezumimit të pafajësisë së tij.

Meqë prezumimi i pafajësisë është një parim bazë dhe si në çdo rast, në çdo vend të BE nëse ndodhte diçka e tillë, ku një kryebashkiak do bënte një akt që më pas do të ishte i dënueshëm, në rastin konkret pamë se prezumimi i pafajësisë nuk është respektuar në rastin e të pandehurit tonë. Kemi vënë re se ka raste të tjera që gëzojnë një trajtim ndryshe dhe kjo është diçka që nuk duhet të ndodhte sepse kështu kemi shkelje të barazisë në të drejtë. Kemi ardhur të monitorojmë gjyqin e zotit Beleri, i cili ka dy nënshtetësi”, tha avokati grek.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë