Gazeta Si – E ardhmja e Fernando Alonsos është për t’u zbuluar. Piloti i Aston Martin është gati të nisë sezonin e 21-të në Formula 1, por duket se fundi i karrierës është afër për të.
Ndryshimi i rregullores, i programuar për 2026-ën, dhe dominimi i Red Bull-it duket se po e shtyjnë kampionin spanjoll të heqë kaskën përfundimisht dhe të shohë sfida të tjera.
“Duhet të vendos, nëse dua të vazhdoj të garoj. Tani ndihem mirë, por kalendari është shumë impenjativ. Në 2026-ën do të ketë një rregullore të re, por nuk e di nëse do të jem apo jo. Të shohim. Do të pres disa gara dhe do të vendos”, – ka thënë Alosno në konferencë shtypi para Botërorit që nis të shtunën në Bahrejn.
Gara në Lindjen e Mesme do të jetë edhe një moment, ku do të shihet edhe qëndrueshmëria e makinës angleze në një cirkuit, ku pilotët kanë kryer testet para sezonit.
“Bahrejni është një vend i bukur për të garuar, ka gjithmonë aksion, është i shkëlqyer për të nisur sezonin. Niveli ynë? Do të shohim pas disa garash, cirkuiti i Bahrejnit ka karakteristika specifike. Duhet të garojmë në Australi, Arabi dhe Japoni para se të kuptojmë hierarkitë e paraqitjeve të skuadrave.
Mendojmë se kemi bërë një hap pozitiv përpara, testet shkuan siç e prisnim. Gjatë garave të para do të zbulojmë diçka më shumë. Shoh një qasje ndryshe në skuadër në krahasim me vitin e kaluar, ku kemi mësuar shumë. Ishte një sezon i rëndësishëm dhe këtë vit e nisim me një bazë të mirë”, – theksoi Alonso.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.