Politike

Zelensky nderon Ramën me Urdhrin ‘Jaroslav i Urti’, firmoset traktati i bashkëpunimit mes dy vendeve

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i akordoi kryeministrit Edi Rama  dekoratën e lartë ukrainase, Urdhërin e Princit Jaroslav i Urti, për kontributin e jashtëzakonshëm personal, gjithashtu edhe për mbështetjen, ndërsa kryeministri shqiptar i dhuroi një kopje të librit të tij me skica, si edhe një skicë të personalizuar për Zelenskyn, në një kuti të drunjtë me inicialet e tij.

Në kuadër të Samitit “Ukrainë – Europa Juglindore” dhe vizitës së Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky në Tiranë u nënshkrua gjithashtu “Traktati i Miqësisë dhe Bashkëpunimit mes Republikës së Shqipërisë dhe Ukrainës”,  nga Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky

Traktati i shërben konsolidimit të miqësinë mes dy vendeve dhe popujve, përmes zgjerimit dhe forcimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë.

Shqipëria është renditur që në krye të herës përkrah vendeve mbështetëse të Ukrainës dhe luftës së saj të drejtë në mbrojtje të popullit ukrainas, - duke luajtur një rol të rëndësishëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të fituar mbështetje diplomatike për Ukrainën, si dhe duke vendosur  theksin te nevoja thelbësore për një veprim efektiv shumëpalësh, si metoda më e mirë për zgjidhjen e problemeve të përbashkëta, në mënyrë të vecantë, të paqes e sigurisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë