Gazeta Si – Të mërkurën zhvillohet në Tiranë samiti “Ukrainë–Europa Juglindore”. Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, vjen për herë të parë një vizitë në vendin tonë. Është zbardhur ndërkohë agjenda e nesërme, ku do të jetë një takim kokë më kokë mes Zelenskit dhe kryeministrit Rama.
Agjenda/ e mërkurë, 28 shkurt
09.00 – Presidenti Zelenski do të mikpritet nga Kkyeministri Rama në Kryeministri.
09.05 – Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim kokë më kokë me presidentin e Ukrainës, Zelenskyy.
9.30 – Takimi bilateral mes dy delegacioneve.
10.10 – Firmosja e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Ukrainës.
11.00 – Doorstep dhe mbërritja e liderëve (Pallati i Kongreseve).
11.30 – Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, do të mbajnë fjalët hapëse të Sesionit.
13:00 – Foto Familjare
13.30 – Kryeministri Rama dhe presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, do të mbajnë një Konferencë të përbashkët për shtyp.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




