Lajme

Aksident pranë Urës Vajgurore, tre persona të plagosur

Dy makina janë përplasur pasditen e sotme në aksin Ura Vajgurore- Fier. Si pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona, të cilët janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Berat, ku kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Aksidenti ka ndodhur në orën 15:15, në fshatin Kutalli. Një automjet tip “Benz”, që drejtohej nga A.M, 61 vjeç , banues në fshatin Allambres, Ura Vajgurore, është përplasur me mjetin tip “Citroen”, me drejtues F.Ç, 44 vjeç, banues në Fier.

Nga përplasja, mësohet se të dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerja me inicialet H.M, 61 vjeçe, janë plagosur. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë