Politike

Londër / Samiti i Investimeve për Ballkanin Perëndimor, marrin pjesë Kurti e Bërnabiç, Rama mesazh online

Në Londër po zhvillohet samiti i Investimeve në Ballkanin Perëndimor 2024. Në këtë aktivitet të organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim e Zhvillim marrin pjesë krerët e qeverisë së 5 vendeve të rajonit, mes tyre edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ajo e Serbisë, Ana Bërnabiç. Ndërkohë, kryeministri Edi Rama nuk do të jetë i pranishëm fizikisht në Londër, por mund të ketë një video-mesazh online.

Qëllimi i Samitit është të nxjerrë në pah mundësitë për investime dhe biznes në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe të promovojë projekte rajonale dhe ndërkufitare.

Gjatë samitit do të mbahet një seancë interaktive me pjesëmarrjen e gjashtë kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë pyetje dhe përgjigje të zgjeruara me investitorët e huaj.

BERZH thotë se Ballkani Perëndimor është një rajon prioritar dhe se ai mbetet një nga investitorët më të mëdhenj institucionalë në vendet e rajonit, me më shumë se 18 miliardë euro të investuara deri më sot. Ky është samiti i gjashtë i BERZH-it i këtij lloji. Samiti përurues i Ballkanit Perëndimor u zhvillua 10 vjet më parë, në shkurt 2014 dhe, për herë të parë, mblodhi së bashku të gjithë kryeministrat e rajonit


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë