Lajme

Arrestohen dy protestues të “Astirit”, banorët bllokojnë sërish rrugën

Banorët e Unazës së Re në kryeqytet, të cilët kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre, siç e parashikon projekti për ndërtimin e Unazës së Madhe, kanë nisur protestën edhe pasditen e sotme.

Banorët janë vendosur pranë mbikalimit, duke bllokuar të dyja akset e rrugës që kalon aty. Kjo është dita e 26-të e protestës.

Ndërkohë Policia e Tiranës ka arrestuar dy protestues të zonës së Astirit si dhe janë proceduar në gjendje të lirë 20 të tjerë.

Mësohet se në pranga kanë përfunduar Romeo Llulla dhe Kujtim Ylli, pasi akuzohen për veprat penale “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve dhe transportit”, “Shkatërrim i pronës”, “Prishja e qetësisë publike” të kryera në bashkëpunim si dhe procedoi në gjendje të lirë 20 shtetas të tjerë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6 arrestuan në flagrancë shtetasit:R. Ll., 41 vjeç, banues në Tiranë, K. Y., 58 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu u proceduan në gjëndje të lirë shtetasit: K. Y., 21 vjeç, A. Ç., 58 vjeç, E. R., 28 vjeç, K. B., 32 vjeç, A. V., 29 vjeç, A. M., 46 vjeç, B. Ç., 38 vjeç, A. D., 62 vjeç, Sh.H., 24 vjeç, L. P., 31 vjeç, F. P., 51 vjeç, G. Q., 59 vjeç, Sh. S., 49 vjeç, L. K., 45 vjeç, F. A., 51 vjeç, R. D., 43 vjeç, K. V., 53 vjeç, I. N., 18 vjeç, E. F., 15 vjeç dhe Sh. B., (të gjithë banues në Tiranë).

Këta shtetas në rrugën “Teodor Keko” në bashkëpunim kanë organizuar një tubim të paligjshëm duke bllokuar aksin rrugor për rreth 60 minuta, si dhe kanë dëmtuar sinjalistikën rrugore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë