Politike

Ligji u miratua/ Meta: Zonat e mbrojtura do kthehen në sheshe ndërtimi për të pastruar paratë

Kryetari i PL-së, Ilir Meta, ka shfaqur pakënaqësinë e tij ndaj ligjeve të fundit që janë miratuar në Kuvend.  

“Kuvendi është kthyer prej kohësh në një noter të neveritshëm që miraton ligjet për llogari të oligarkëve të lidhur me qeverinë. I tillë ishte miratimi pa debat i ligjit të kontestuar edhe nga BE, opozita dhe ekspertët për masakrimin e zonave të mbrojtura që rrezikojnë të kthehen në sheshe ndërtimi për resorte e biznese që kanë synim pastrimin e parave. Tërheqja nga rendi i ditës i projektligjit për amnistinë ishte një tjetër dëshmi se si Kuvendi është marrë peng nga Edi Rama ku ligjet hiqen dhe shtohen sipas axhendës së kryeministrit”, u shpreh ndër të tjera Meta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë