Gazeta Si – Gjatë ditës së fundit të testeve në Bahrejn, Ljuis Hemilton ka folur për kalimin e tij te Ferrari në 2025-ën. “Ferrari është një ëndërr fëmijërie. Ishte një shans, që nuk mund ta humbisja, – ka shpjeguar piloti britanik. – Ishte vendimi më i vështirë që kam marrë në jetë.
Mercedesi më mbështet prej 26 vitesh dhe jam krenar për arritjet tona, por mendoj se jam unë që duhet të shkruaj historinë time dhe gjykova se ishte momenti i duhur për të hapur një kapitull të ri. Që fëmijë në video-lojëra zgjidhja gjithmonë Mikael Shumaker”.
Makinat e skuderisë italiane, sidomos ajo e drejtuar nga Leklerk, ka shkëlqyer në testet e Bahrejnit, por Vershtapen nuk duket se është rezervuar pak.
“Çdo pilot do të dijë se çfarë ndjesie është të veshësh tutat e kuqe. Ferrari nuk arrin rezultate të larta që prej 2007-ës dhe kjo gjë më nxit. Për mua është një sfidë e madhe, që fëmijë doja ta drejtoja këtë makinë, – vazhdon Hemilton, duke treguar besim të madh ndaj skuderisë italiane. – Jam vërtet entuziast për zgjedhjen që kam bërë.
Nuk kam qenë kurrë në Maranelo, me Vaseur kam një raport shumë të mirë, kam garuar me të në Formula 3. Kemi qenë në kontakt dhe ka menduar gjithmonë se do të bëhej një menaxher i shkëlqyer në Formula 1. Jam i kënaqur që ritakohem me të”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.