Politike

Amnistia, Nasip Naço: Ulet dënimi për të dënuarit nga GJKKO, vetëm Manja mund ta kthejë tek Ligjet  

Kreu i Komisionit të Sigurisë i Kuvendit, Nasip Naço, në një intervistë televizive tha se nga amnistia nuk përfitojnë personat që janë nën hetim nga Prokuroria Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Sipas deputetit socialist, argumenti mbi të cilin bëhet diskutimi lidhet me faktin se është vendosur të ketë një barazi përpara ligjit mes të dënuarve nga GJKKO dhe atyre nga gjykatat e tjera.

“Draftin e kam të integruar, pra atë që është sjellë nga qeveria dhe me ndryshimet e realizuara në Kuvend, dhe ajo që ka ndryshuar është se i ulet dënimi për personat e dënuar me formë të prerë nga GJKKO. Asnjë përfitim për ata që janë nën hetim nga GJKKO”, tha Naço.

“Te kriteret e përfitimit, drafti i parë erdhi 2 dhe 3 vite. Unë propozova 4 dhe 5. Këtu u mbyll me 3 dhe 4 vite. Po t’i numërosh, kjo ka shumë amendamente. Për ata që e duan SPAK-un edhe më shumë se ne, dhe nuk ia heq dot dashurinë, kriteret e përfitimit të amnistisë nuk i kapin ata që janë në hetim deri në dy vite. E vetmja gjë që është shtuar, është lënë që përfitojnë një vit ulje dënimi për ata që janë me vendim të formës së prerë nga GJKKO. Nuk është dakord opozita, apo do të flasë me heshtje?”  tha Naço.

“Që të jemi të barabartë përpara ligjit, si prokurori dhe gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, dhe ai i GJKKO. Opozita do vijnë që do të votojë. Do jemi në Kuvend. Do futet të enjten tjetër, mund të vijmë pas gjashtë muajsh sërish”, tha Naço.

“Ky material është në seancë. Sipas rregullores, mund të vijë vetëm ministri propozues për ta tërhequr. Ai tha se nuk do ta tërheqë draftligjin dhe e gjitha duhet sqaruar dhe diskutuar në seancë”, përfundoi Naço.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë