Nga Gazeta ‘Si’-Presidenca belge e Bashkimit Europian tha të mërkurën se blloku ka rënë dakord për paketën e tij të 13-të të sanksioneve kundër Rusisë.
“Ambasadorët e BE sapo ranë dakord në parim për një paketë të 13-të të sanksioneve në kuadër të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”, tha presidenca belge në platformën e mediave sociale X, duke e quajtur atë “një nga paketat më të gjëra të miratuara nga BE-ja”.
‼️ Deal ‼️ EU Ambassadors just agreed in principle on a 13th package of sanctions in the framework of Russia's aggression against Ukraine.
— Belgian Presidency of the Council of the EU 2024 (@EU2024BE) February 21, 2024
This package is one of the broadest approved by the EU. It will undergo a written procedure and be formally approved for the 24 February.
Paketa e re do të përfshijë afro 200 subjekte dhe individë.
“Me këtë paketë, ne po ndërmarrim më shumë veprime kundër subjekteve të përfshira në anashkalimin e sanksioneve dhe në sektorin e mbrojtjes dhe atë ushtarak”, shkroi shefi i politikes së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.
We have a deal on the 13th package !
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) February 21, 2024
We are adding almost 200 persons and entities to our package of designations bringing over EU listings to over 2000.
With this package, we are taking more action against entities involved in circumvention, the defence and military sectors.
Paketa do të miratohet formalisht nga blloku para përvjetorit të dytë të fillimit të agresionit rus në Ukrainë, që shënohet me 24 shkurt.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




