Politike

Një ditë pas protestës, Rama mbledh Asamblenë online, Bardhi me grupin e deputetëve

Një ditë pas protestës së opozitës pa Lulzim Bashën, kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi ka njoftuar mbledhjen e deputetëve në kryesinë e Kuvendit.

Në anën tjetër, Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama do të mbledhë sot anëtarët e Asamblesë Kombëtare të PS-së.

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste do të mbahet online në orën 17:30 minuta.

Rama do të jetë në seli bashkë me drejtuesit politikë të qarqeve.

Mbledhja do përqendrohet tek organizimi i brendshëm i PS për riorganizimin partiak në bazë


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë