Bota

Aleksei Navalni vdiq në burg, autoritetet ruse shpallin në kërkim vëllain e tij Oleg

Vëllai i Alexei Navalnyt, i cili ndërroi jetë në burgun siberian pak ditë më parë, është shpallur në kërkim nga autoritetet ruse.

Ndaj Oleg Navalny është hapur një procedim penal, sipas medias shtetërore ruse të lajmeve TASS.

Megjithatë, media shtetëore nuk bën me dije se për çfarë rasti bëhet fjalë, por thuhet se policia është në kërkim të Oleg, i cili edhe më parë ka qenë në kërkim për një çështje tjetër.

Në vitin 2014, Oleg Navalny u dënua me 3.5 vite burg për mashtrim, për të cilën kritikët e Kremlinit u shprehën se u sajua një akuzë që të ushtrohej presion ndaj vëllait të tij, të ndjerit Alexei Navalny.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë