Gazeta Si- Një avion i përdorur nga “Air Serbia” u përplas me një sistem ndriçimi në fund të pistës në aeroportin e Beogradit dhe ishte në gjendje të kthehej vetëm një orë pasi kishte fluturuar mbi zonë dhe kishte dështuar në përpjekjen e parë të uljes.
Asnjë nga pasagjerët apo stafi në fluturimin “JU324” për në Dyseldorf, Gjermani, nuk u lëndua. Por trupi i avionit tregon dëmtime të tilla, saqë sipas ekspertëve mund të kishte shkaktuar pasoja shumë më të rënda. Ngjarja ka ndodhur pasditen e vonë të së dielës, 18 shkurt.
Hipoteza
Aktualisht nuk është e sigurt pse avioni – një “Embraer E195LR” – preku strukturën. Sipas një rikonstruksioni fillestar të incidentit – të pamohuar nga autoritetet lokale – pilotët kanë gabuar në pikën e hyrjes në brezin e asfaltit dhe nuk kanë llogaritur saktë distancat minimale të nevojshme për t’u ngritur.
Evo kako je izgledao E-195 reg. OY-GDC kompanije Marathon airlines koji leti za ErSrbiju večeras posle prinudnog sletanja na BEG.😕 pic.twitter.com/crLJURHeDa
— Peđa Vučetić (@Pedjijatar) February 18, 2024
Avioni ka prekur “Localiser”, i njohur gjithashtu si “pema”, e cila ofron tregues uljeje – në modalitetin instrumental – për avionët. Ndërkohë që autoritetet e mbyllëm aeroportin për rreth një orë pas ngjarjes.
Hyrja e gabuar
Të dhënat e siguruara nga faqet e specializuara tregojnë se avioni, në vend që të merrte kryqëzimin D6 – që do të kishte çuar në një pikë të pistës 2300 metra nga fundi i saj – mori atë të mëparshmin, D5, në orën 17:37, e cila lejon një mijë metra më pak hapësirë për t’i dhënë shtytje maksimale motorëve.
Nga kulla e kontrollit ata knë pyetur nëse e konsideronin të sigurt ngritjen nga ajo pikë dhe pilotët jnë përgjigjur pozitivisht.


Përplasja
“Embraer” me 118 vende – i marrë me qira nga kompania “Air Serbia” nga “Marathon Airlines” greke – u ngrit pak më shumë se një minutë më vonë, por mundi të nisi të shkëputej nga toka vetëm kur pista mbaroi, aq sa zakonisht – në atë pikë – avioni duhet të jetë tashmë në rreth 50 metra lartësi. Gjë që nuk ndodhi pasditen e së dielës, sipas vlerave të dhëna nga faqet e gjurmimit.
Emergjenca
Menjëherë më pas, pilotët njoftuan kullën e kontrollit se kishin goditur diçka dhe se kishin frikë nga problemet mekanike.
Pasi arritën në 1.265 metra mbi nivelin e detit, ata zbritën shpejt në 350, përpara se të ngjiteshin përsëri dhe të provonin uljen emergjente. Por sapo zbriti në 83 metra – rreth orës 18:21 – dhe me pistën përpara, avioni u kthye përsëri.
Ulja u krye më pas në orën 18:36. Pas zbarkimit të të gjithëve, teknikët dhe zjarrfikësit konstatuan dëmtime të ndryshme dhe gjithashtu rrjedhje hidraulike.
Komunikta
“Fluturimi JU324 të dielën më 18 shkurt nga Beogradi në Düsseldorf, i operuar nga një kompani ajrore partnere, u anulua për arsye teknike”, tha “Air Serbia” në një deklaratë. “Kompania kërkon falje për shqetësimin. Siguria e pasagjerëve nuk është vënë kurrë në pikëpyetje”.
Sipas bazës së specializuar të të dhënave “ch-aviation”, avioni është pak më shumë se 15-vjeçar, ka qenë në flotën e “Marathon Airlines” – e cila më pas ia dha me qira “Air Serbia”-s – që nga tetori i kaluar dhe deri në ditën e aksidentit kishte një vlerë tregu prej gati 10 milionë dollarë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




