Dokumentar

22 qershor 1991, James Baker në Tiranë: Restaurohet vizita e parë një Sekretari Amerikan të Shtetit në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja publikoi pamje nga mbërritja e sekretarit amerikan të shtetit, James Baker, në Shqipëri më 22 qershor 1991, të cilat ruhen në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit.

Gonxha vuri në dukje se kjo vizitë u shndërrua në një moment shpresëdhënës për një ndryshim të madh pas diktaturës komuniste 50-vjeçare.

“Kjo vizitë është dokumentuar në film dhe është skanuar me kujdes, duke u digjitalizuar nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, duke i dhënë një aspekt të ri dhe një pamje të qartë momenteve historike të asaj periudhe”, theksoi ministri Gonxhja.

Procesi i restaurimit të pamjeve fimike dhe filmave tashmë ka hyrë në fazë të konsoliduar.

Gonxhja vuri në dukje se restaurimi ndihmon në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike të Shqipërisë, duke e bërë atë më të qasshme dhe të kuptueshme për brezat e ardhshëm./ata


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë