Ish-presidenti Donald Trump ka prezantuar një linjë atletesh,një ditë pasi ai dhe kompanitë e tij u urdhëruan nga Gjykata të paguanin afro 355 milionë dollarë për mashtrim civil në Nju Jork.
Ish-presidenti prezantoi “Trump Sneakers” në Sneaker Con në Filadelfia. Ai vendosi një palë atlete floriri, që kushtojnë 399 dollarë dhe i quajti “NEVER SURRENDER HIGH-TOP SNEAKER”.


“Kjo është diçka për të cilën kam folur për 12 vjet, 13 vjet dhe mendoj se do të jetë një sukses i madh,” tha Trump, i cili po i afrohet zgjedhjeve 2024 dhe një revansh të mundshëm me Presidentin Joe Biden.
Deri në mbrëmjen e së shtunës, atletet prej 399 dollarësh ishin tërësisht të shitura. Sipas sajtit, kishte pasur 1000 palë atlete në dispozicion për blerje.
Ish-presidenti po shet gjithashtu dy versione të atleteve që kanë “T” dhe “45” në anë për 199 dollarë, sipas faqes së internetit. Kolonja dhe parfumi shiten me 99 dollarë secili.
Sipas faqes së internetit, produktet janë “marka tregtare të CIC Ventures LLC. Atletet Trump nuk janë projektuar, prodhuar, shpërndarë ose shitur nga Donald J. Trump, Organizata Trump ose ndonjë prej filialeve ose drejtuesve të tyre përkatës. 45 Footëear, LLC përdor emrin, imazhin dhe ngjashmërinë Trump sipas një marrëveshjeje.”
Pas paraqitjes së tij në Sneaker Con, Trump pritet të shkojë në Michigan për t’iu drejtuar mbështetësve për herë të parë që kur nisi përballjen me ligjin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




