Drejtësia

Vrau me thikë fqinjin për një vendparkim dhe para borxh, gjykata lë në burg autorin

Gazeta Si - Gjykata e Durrësit ka vendosur “arrest me burg” për Ilir Koçiljen, 35-vjeçarin i cili vrau të mërkurën me thikë fqinjin e tij, Halil Koka pas sherrit për parkimin para pallatit.

Në gjykatë i pandehuri është shfaqur i penduar, por në deklarimin e tij është ka qenë i paqëndrueshëm mendërisht.

Fillimisht ka deklaruar se ka humbur disa tenderë përballë mafies dhe më pas shpjegoi se si kishte ndodhur ngjarja.  Ai tha se kanë qenë 3 vetë që po e ndiqnin për ta rrahur, midis tyre edhe viktima.

Gjyqtarja Besjana Garxenaj kërkoi që të bëhet edhe ekpertim i gjendjes psikologjike dhe mendore. Autori ka qenë i dënuar në vitin 2018 për përndjekjen e një shtetaseje me 4 muaj e 20 ditë burg. 

Ai jeton i vetëm në Durrës, pasi familjarët e tij janë në emigracion. Avokati mbrojtës kërkoi masë sigurie "arrest me burg" me afat dhe të vlerësohet gjendja e tij mendore. Në fund gjykata vendosi arrest me burg pa afat. 

Ngjarja e rëndë dyshohet se ndodhi pas një sherri mes dy fqinjëve për parkimin e makinës së viktimës në hyrjen para pallatit.

Konflikti e kishte zanafillën disa ditë para vrasjes, që sipas 35-vjeçarit Koçilja i kërkonte të mos e parkonte makinën aty.

Koçilja tregoi se i kishte gërvishtur mjetin Halil Kokës, pasi ky i fundit vazhdonte ta parkonte para pallatit. E sipas tij, ditën e ngjarjes, Halil Koka e kërcënoi. Ai u kap pas disa orësh nga policia, teksa 47-vjeçari kishte ndërruar jetë në spital.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë