Gazeta Si – Një linjë e rëndësishme e trafikut të drogës nga Ekuadori drejt Bashkimit Europian është goditur gjatë operacionit “La Pampa” nën koordinimin e EUROPOL-it me ndihmën e Policisë së Shtetit dhe të SPAK-ut në Shqipëri dhe me zbatim nga Policia Kombëtare e Spanjës.
Në krye të organizatës kriminale është shqiptari i njohur tashmë dhe i shpallur në kërkim, Dritan Gjika, i cili drejtonte trafikun e drogës nga Kolumbia në Ekuador e më pas drejt vendeve të BE-së.
Sipas EUROPOL-it, ky operacion ndërkombëtar shënoi: 31 arrestime, në Spanjë dhe Ekuador, sekuestrimin e 25 automjeteve, 10 armë zjarri, pajisje elektronike me vlerë rreth 13 milionë euro dhe afro 3 milionë cash në valuta të ndryshme dhe pasuri të sekuestruara me një vlerë totale prej rreth 48 milionë euro.
Lajmin e ka konfirmuar edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili shkruan se bashkëpunimi me EUROPOL dhe IINTERPOL është tregues i besueshmërisë së Policisë së Shtetit.
“Bashkëpunimi gjithmonë më i fortë dhe suksesshëm me agjencitë e bashkëpunimit policor, EUROPOL dhe INTERPOL, është tregues i qartë i besueshmërisë dhe profesionalizmit të Policisë së Shtetit, cilësi tashmë të njohura dhe të vlerësuara edhe nga këto organizata partnere”, shkruan Balla.
Autoritetet ligjzbatuese nisën një hetim për një biznesmen italian me origjinë argjentinase me banim në Marbella.






Nga hetimet e mëtejshme, rezultoi se këto kompani përdoreshin për fshehjen e aktiviteteve kriminale dhe transaksioneve financiare.
Europol thotë se identifikuan lidhjen kriminale të biznesmenit me një shtetas shqiptar me banim në Ekuador.
“Shtetasi shqiptar orkestroi importimin e kokainës nga Kolumbia në Ekuador dhe shpërndarjen e saj më pas në BE. Informacionet operative tregojnë se biznesmeni kishte një marrëveshje kontraktuale me furnitorët kolumbianë për të marrë 4 ton kokainë çdo muaj në Ekuador”, – thekson Europol.
Po ashtu, organizata punësoi kompani ekuadoriane frutash, si një front për të importuar kokainë në BE, duke përdorur metoda të ndryshme transporti.






Shpesh, sasi më të vogla kokaine fshiheshin brenda dërgesave me banane, që varionin nga 15 deri në 40 kg.
Pavarësisht sasive të ndryshme, kompania mohoi vazhdimisht çdo përfshirje në aktivitetet e trafikimit.
Rrjeti kriminal, organizoi transportin e ngarkesave të mëdha të kokainës nga porti i Guayaquil drejt portit të Algeciras dhe porteve të tjera evropiane.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




