Bota

Greqi, Parlamenti miraton ligjin për martesat civile të së njëjtës gjini me të drejtë adoptimi

Gazeta Si – Parlamenti i Greqisë ka miratuar një projektligj që legalizon martesën civile për çiftet e të njëjtës gjini dhe u jep atyre të drejtën për të adoptuar.

Prtojektligji kaloi me 176 vota pro dhe 76 kundër. Në total, në përfundim të dy ditëve të debatit, votuan 254 nga 300 deputetë grekë.

“Tani një barrierë e mëtejshme mes qytetarëve do të hiqet dhe do të bëhet një urë bashkëjetese në një shtet të lirë”, tha kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, i cili e mbështeti fuqishëm projektligjin.

Nisma, e promovuar nga qeveria konservatore e Nea Dimokratia, mori mbështetjen e partive opozitare të Syriza, Pasok, Nea Aristerà dhe Plefsi Eleftherias dhe kaloi me një shumicë të madhe të Parlamentit, 176 vota pro të 254 deputetëve të pranishëm në Parlament pas dy ditësh debat.

Greqia bëhet kështu vendi i parë me shumicë kristiano-ortodokse dhe vendi i 37-të në botë që legalizon birësimin nga çiftet e të njëjtit seks.

Një hap i parë u hodh në vitin 2015, kur gjatë qeverisjes së Alexis Tsipras, Greqia bëri të mundur bashkimet civile për çiftet homoseksuale.

Një njohje, e cila megjithatë nuk ofronte të njëjtat garanci ligjore si martesa.

Deri më tani në familjet homoseksuale me fëmijë vetëm nga prindi biologjik, konsiderohet me ligj si kujdestar i fëmijës, ndërsa tjetri formalisht mbetet i huaj.

Sipas Mitsotakis, nevoja për të mbrojtur fëmijët do të ishte forca shtytëse pas projektligjit. “Njerëzit e padukshëm më në fund do të bëhen të dukshëm dhe fëmijët e tyre do të kenë të njëjtat të drejta si fëmijët e tjerë”, deklaroi kryeministri, duke kujtuar se “imazhi i familjes ka ndryshuar gjithmonë në përgjigje të ndryshimeve në shoqëri”.

Reforma ka shkaktuar jo pak pakënaqësi në krahun më konservator të Partisë Nea Dimokratia. Zgjedhja e e vonuar ka ardhur edhe si pasojë e qëndrimit të kishës ortodokse greke me ndikim, të cilët e akuzuan reformën si “përmbysje të themeleve të shoqërisë” dhe ftuan deputetët, me një letër, të mos e miratojnë atë.

Pavarësisht thyerjes së brendshme, Mitsotakis zgjodhi të mos impononte disiplinë partiake dhe ftoi disidentët të abstenonin, të sigurt në votat që duhet të vinin nga opozita.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë