Drejtësia

Vrasja e 15-vjeçarit në Gramsh, shtyhet seanca për 4 të miturit e akuzuar

Gazeta Si – Është shtyrë seanca gjyqësore në ngarkim të 4 të miturve në Gramsh, të cilët akuzohen se vranë me thikë bashkëmoshatarin e tyre, Fatjon Bici. Mësohet se seanca u shty pasi nuk u plotësua trupi gjykues prej 3 gjyqtarësh.

Gjithashtu, mbrojtja ka kërkuar refuzimin e gjykimit të shkurtuar dhe pritet që gjykata ta rishqyrtojë gjykimin e shkurtuar.

Autori kryesor i dyshuar për krimin është Orgito Çarçiu, i cili nëse shpallet fajtor rrezikon deri në 12 vite burg.

Vendim pritet edhe për të arrestuarit e tjerë, përkatësisht për; Ergi Karaj, Stiven Murati dhe Xhonatan Çekrezi. Ngjarja e rëndë ndodhi më 16 maj të këtij viti në qytetin Gramshit.

I mituri, Bici u godit me thikë gjatë një konflikti me 4 persona të moshave 14 deri në 16 vjeç. Pasi doli nga mësimi, ai pa në një rrugicë kushëririn e tij 15-vjeçar Marko Bici që po konfliktohej me 4 bashkëmoshatarë dhe ndërhyri për ta mbrojtur.

Sipas dëshmive në vendin e ngjarjes, vetëm dy kushërinjtë ishin nxënës të shkollës “Asllan Shahini”, katër fëmijët e tjerë ishin banues në fshatin Cërunjë.

Pas konflikteve të rrjetet sociale ata kanë udhëtuar drejt dhe i kanë pritur dy kushërinjtë derisa kanë mbaruar mësimin, për tu zënë pritë pak më tutje, në mënyrë që të mos dukeshin nga shkolla.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë