Drejtësia

Dosja e sterilizimit/ GJKKO zgjat me 1.5 muaj paraburgimin për ish-zv.ministrin Rrjepaj dhe biznesmenin Rrapaj. SPAK kërkoi 3 muaj

Gazeta Si – GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK për të zgjatur me një muaj e gjysmë afatin e hetimit dhe të paraburgimit për 4 të dyshuarit e dosjes së “Sterilizimit”.

Kërkesa e SPAK ishte për një zgjatje prej 3 muajsh, ndërsa kjo zgjatje e afateve i referohet personave në hetim Klodian Rrjepaj, Ilir Rapaj, Marsela Serjani dhe Saimir Kadiu.

Ndërkohë, të enjten SPAK sekuestroi pasuritë e biznesmenit Ilir Rrapaj. Rrapaj dhe ish-zv/ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj ndodhen në paraburgim, ndërsa të hetuarit e tjerë janë në “arrest shtëpie” dhe detyrim paraqitje siç është ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

SPAK e nisi hetimin për këtë koncesion në vitin 2019, pas një kallëzimi të depozituar nga ana e nismës “Thurje”. Në 2020-ën çështja u regjistrua për 3 akuza që janë “shpërdorim detyre”, “shkelje të barazisë në tendera” dhe “korrupsion pasiv”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë