Shkencëtarët kinezë kanë krijuar fëmijën e parë në botë të inteligjencës Artificiale që ka sjelljen emocionale dhe aftësitë e një fëmije 3-4 vjeç.
Modeli i quajtur Tong Tong (Vajza e vogël) u krijua nga Instituti i Pekinit për Inteligjencën e Përgjithshme Artificiale.
𝐖𝐨𝐫𝐥𝐝’𝐬 𝐟𝐢𝐫𝐬𝐭 𝐀𝐈 𝐜𝐡𝐢𝐥𝐝
— CodingNerds COG (@CodingnerdsCog) February 6, 2024
Tong Tong is a virtual AI entity that can assign herself tasks, learn autonomously, and explore her environment.
She can display behavior and abilities similar to those of a three or four-year-old child🤖… pic.twitter.com/SoZpKLegwY
Edhe pse tani Tong Tong ka aftësitë e një fëmije, është duke u përmirësuar. Shkencëtarët thonë se me anë të ndërveprimit të mëtejshëm me njeriun, Tong Tong mund të zhvillojë aftësitë, vlerat dhe njohuritë e saj.
Ekipi tha se Tong Tong është e aftë të mësojë vetë dhe mund të ketë një përfshirje emocionale që nuk është parë ende në modelet e tjera të Inteligjencës Artificiale. Aftësia e saj për të interpretuar emocionet njerëzore shkon deri në identifikimin dhe shprehjen e ndjenjave si lumturia, zemërimi dhe trishtimi si dhe reagimi në përputhje me gjendjen emocionale të të tjerëve.
Tong Tong u prezantua muajin e shkuar. Vizitorët mund të ndërvepronin me të, të shihnin të shfaqte aftësitë e saj të ngjashme me njeriun si për shembull të rregullonte kornizat e anuara apo të pastronte qumështin e derdhur.
Tong Tong ka edhe shprehi fytyre dhe gjeste, madje mundet të bisedojë. Ajo mund të dallojë të drejtën nga e gabuara, të shprehë qëndrimin e saj në situata të ndryshme dhe ka fuqinë të formësojë të ardhmen.
Sipas krijuesve të saj, fëmija i AI mund t'i caktojë vetes detyra, të mësojë në mënyrë autonome dhe të eksplorojë mjedisin vetë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.