Motosport

Formula 1 nuk heq dorë nga historia, Silverstone mbetet në kalendar deri në 2034-ën

Gazeta Si – Jo vetëm gara në rrugët e qyteteve. Formula 1 kthehet aty ku nisi gjithçka 74 vjet më parë, në Silverston. Pista mitike angleze do të vazhdojë të presë Çmime të Mëdha edhe për 10 vite të tjera.

Të kthehesh në shtëpi, të paktën një herë në vit. Edhe në një kalendar të pasur me gara të shpërndara në cirkuite kudo në botë. Formula 1 ka vendosur që edhe për 10 sezone të garohet në Silverstone, ku nisi gjithçka para 74 vitesh. Numra që kanë një efekt, sepse zgjatja e kontratës garanton praninë në kalendar të pistës historike të paktën deri në 2034-ën.

Kjo do të thotë se gara në këtë pistë do të mbetet në Botërorin e Formula 1 për 9 10-vjeçarë radhazi. Një rekord, që në të ardhmen mund të arrihet nga Çmimi i Madh i Italisë, i vetmi bashkë me anglezin, ku është garuar gjithmonë që nga 1950-a e deri më sot.

Në një moment kur vëmendjen e marrin cirkuitet në qytet, për shkak të sponsorëve dhe organizatorëve të Botërorit, Formula 1 nuk mund të heqë dorë nga historia e saj. Përkundrazi, e ruan fort atë, duke firmsor një kontratë afatgjatë.

Një pistë e kohëve të vjetra, e ndërtuar në terrenin e një aeroporti të Royal Air Force, por e rregulluar vazhdimisht sipas standardeve të sigurisë. Është po ashtu një nga pistat e preferuara të pilotëve dhe të apasionuarve pas Formula 1.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë