Teknologji dhe Inovacion

Meta do të shtojë në rrjetet sociale etiketa që tregojnë se fotot janë të krijuara nga AI

Prej kohësh, fotografitë e gjeneruara nga Inteligjenca Artificiale janë kthyer në një shqetësim dhe Meta po merr masa për këtë.

Inteligjenca artificiale ka bërë të mundur krijimin e imazheve realiste që duken sikur janë bërë nga një njeri, duke e bërë më të vështirë dallimin midis asaj që është reale dhe asaj që është krijuar nga AI. Si rezultat, Meta njoftoi disa përpjekje në lidhje me imazhet e krijuara nga AI për të ndihmuar në luftimin e dezinformatave.

Meta ka njoftuar përmes një postimi në blog se në muajt e ardhshëm, do të shtojë etiketa të reja në Instagram, Facebook dhe Threads që tregojnë se kur një imazh është krijuar nga AI.

Meta aktualisht po punon me partnerët e industrisë për të përcaktuar standardet e përbashkëta teknike që sinjalizojnë kur përmbajtja është krijuar duke përdorur AI gjeneruese. Më pas, duke përdorur këto sinjale, Meta po ndërton etiketa në të gjitha gjuhët në postimet nëpër platformat e saj, duke përcaktuar se imazhi është krijuar nga AI.

Imazhet që do të jenë të gjeneruara në këtë formë do të kenë etiketën “Prodhuar me AI” bashkë me logo të padukshme. Meta planifikon që të etiketojë të gjitha përmbajtjet e krijuara me Google, OpenAI, Microsoft, Adobe, Midjourney dhe Shutterstock.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë