Drejtësia

Apeli i refuzoi kërkesën për heqjen e arrestit shtëpiak, Berisha rekurs në Gjykatën e Lartë

Ish-kryeministri Sali Berisha realizoi sot hapin që u paralajmërua nga avokati i tij, rekurs në Gjykatën e Lartë, pasi Apeli i Posaçëm rrëzoi kërkesën për heqjen e masës “arrest në shtëpi”.

Berisha ndodhet në shtëpi që prej 30 dhjetorit 2023, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Vetë ish-kryeministri u paraqit për herë të parë në SPAK më 23 janar ku dhe iu përgjigj prokurorëve mbi dosjen Partizani.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë