Politike

A do të bashkohet grupi ‘Bardhi’? Noka pas grupit: Deputetët e përjashtuar do protestojnë jashtë Kuvendit

Pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, Flamur Noka tha për mediat se sot do ketë protestë brenda dhe jashtë dyerve të Kuvendit.  A do të jetë grupi Bardhi në këtë protestë, sa kohë që vetë Bardhi nuk foli pas mbledhjes së grupit?  

“Sot në protestë do jenë të gjithë demokratët, do të jenë të gjithë deputetët që janë të përjashtuar. Ne, që momentalisht nuk jemi akoma të përjashtuar, do jemi brenda duke zhvilluar beteja. Pra sot do shihni dy beteja sot, një betejë brenda në parlament dhe një jashtë.

Ne ishim sot bashkë të gjithë, nuk ka nevojë për lajme. Unë e kuptoj se ju çdo ditë keni nevojë për lajme ditore brenda opozitës dhe është gjë e mirë, sepse e vetmja forcë që ju jep informacion dhe transparencë është opozita, sepse përballë keni bunkerin që nuk ju jep asgjë. Mos u bëni merak, opozita është e bashkuar dhe gjithçka është drejt finalizimit”, tha ndër të tjera Noka


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë