Nga Gazeta Si- Policia e Tiranës ka arrestuar një 22-vjeçar, i cili u kap me pistoletë dhe fara kanabisi.
22-vjeçari u kap në flagrancë, duke lëvizur i armatosur. Sekuestrohen, në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit pistoletë me krëhër dhe municion luftarak, si dhe fara kanabisi, që iu gjetën 22-vjeçarit gjatë kontrollit të banesës.
Shërbimet e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me ato të Forcës së Posaçme Shqiponja, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në afërsi të rrethrrotullimit të Teg-ut, ndodhej një shtetas të armatosur, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Arbana”, për kapjen e tij.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi R. M., 22 vjeç, banues në Arbanë. Gjatë kontrollit të shtetasit R. M., shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




