Bota

Forcat amerikane rrëzojnë të tjerë dronë të rebelëve Houthi mbi Detin e Kuq

Forcat ushtarake amerikane rrëzuan shtatë mjete ajrore pa pilot (UAV) mbi Detin e Kuq të premten në mbrëmje. Njoftimi u dha nga një postim në X nga Komanda Qendrore e SHBA (Centcom).

Në përditësimin e vet, Centcom shkroi: “Në orën 21:20. (koha e Sana’a), luftanija USS Laboon (DDG 58) dhe dhe avionët F/A-18 të nisur nga aeroplanmbajtësja nga “Dëight D Eisenhoëer” u angazhuan dhe rrëzuan shtatë UAV mbi Detin e Kuq. Nuk raportohet për të lënduar apo dëme. Këto veprime do të mbrojnë lirinë e lundrimit dhe do t’i bëjnë ujërat ndërkombëtare më të sigurta për anijet e marinës amerikane dhe anijet tregtare”.

Sipas njoftimit, një dron ishte rrëzuar mbi Gjirin e Adenit në orën 10:30 të premten. Nuk raportohet për të lënduar apo dëme. “Më vonë, gjatë të njëjtës ditë, rreth orës 16:40, forcat ushtarake amerikane kryen sulme kundër katër dronëve Houthi që ishin përgatitur për t’u nisur”, tha Centcom.

“Forcat amerikane identifikuan UAV-të në zonat e kontrolluara nga Houthi të Jemenit dhe përcaktuan se ato paraqisnin një kërcënim të menjëhershëm për anijet tregtare dhe anijet e marinës amerikane në rajon”, deklaruan forcat ushtarake amerikane.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë