Gazeta Si – Janë rreth 800 nënshkrues të letrës së parë “transatlantike”, e cila sheh zyrtarët evropianë dhe amerikanë të bashkohen në kundërshtim me politikat e qeverive të tyre në luftën e Izraelit kundër Hamasit në Gaza.
Letra kërkon ndër të tjera që “të përdoren të gjitha mjetet e nevojshme – duke përfshirë përfundimin e mbështetjes ushtarake – për të siguruar një armëpushim të qëndrueshëm dhe akses të plotë humanitar në Gaza, lirimin e të gjithë pengjeve dhe zhvillimin të një strategjie për paqe të qëndrueshme që përfshin një shtet të sigurt palestinez dhe garanci për sigurinë e Izraelit, në mënyrë që një sulm si ai i 7 tetorit dhe një ofensivë në Gaza të mos ndodhë më kurrë”.
Letra mblodhi nënshkrime të martën dhe të mërkurën nga të dy anët e Atlantikut, ndërsa në Uashington Departamenti i Shtetit zbuloi në faqen e internetit “Axios”, se zyra e tij e planifikimit të politikave po punon për një listë mundësish, megjithëse jo domosdoshmërisht të gjitha ato zbatohen, nënvizoi zëdhënësi Mattheë Miller, për formimin e një shteti palestinez.
Ndërsa administrata e Biden njoftoi një urdhër ekzekutiv që siguron sanksione për katër kolonët izraelitë të akuzuar për dhunë dhe frikësim kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor.
“Qeveritë tona i kanë dhënë mbështetje publike, diplomatike dhe ushtarake Izraelit, pa kushte reale apo pa u mbajtur përgjegjës për asgjë. Dhe përballë katastrofës humanitare, ata nuk kanë arritur të bëjnë thirrje për një armëpushim dhe për t’i dhënë fund bllokadës për hyrjen e ushqimit, ujit dhe ilaçeve shumë të nevojshme në Gaza”, thuhet në letrën, e cila u është dërguar disa mediave ndërkombëtare.
Të paktën gjysma e nënshkruesve të letrës punojnë për Komisionin Evropian. Iniciativa nisi nga holandezët (rreth 150 zyrtarë publikë) dhe amerikanët (rreth tetëdhjetë), të cilët përfshinin kolegë të shumtë nga Brukseli, të cilët tashmë u kanë dërguar tre letra liderëve të BE-së duke filluar nga 20 tetori dhe kanë mbajtur një seancë më 14 dhjetorin e kaluar.
Kjo “iniciativë transatlantike” u nënshkrua më pas nga grupe të vogla diplomatësh edhe në Itali, si dhe në Belgjikë, Danimarkë, Finlandë, Francë, Gjermani, Spanjë, Suedi, Zvicër dhe Mbretërinë e Bashkuar.
“Kjo është një deklaratë shumë domethënëse nga qindra individë që i kanë kushtuar jetën e tyre ndërtimit të një bote më të mirë”, – thotë Josh Paul, ish-drejtor i Byrosë së Çështjeve Politiko-Ushtarake në Departamentin e Shtetit të SHBA.
“Në një kohë kur politikanët tanë duket se e kanë harruar, kjo është një kujtesë e rëndësishme e vlerave thelbësore që lidhin marrëdhëniet transatlantike. Dhe kjo është provë e këmbënguljes së tyre”, thotë Paul, i cili dha dorëheqjen më 17 tetor në shenjë proteste ndaj politikave të presidentit të tij, Joe Biden, në Izrael.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




