Bota

Nga Frankfurti në Berlin / Kaos me udhëtimet në Gjermani, nga sot nis greva e punëtorëve

Sindikata e Shërbimeve të Bashkuara (Ver.di) ka bërë thirrje për grevë nga punonjësit e sigurisë së aviacionit në aeroporte të shumta gjermane më 1 shkurt për të kërkuar rritjen e pagave.

Si rezultat, disa aeroporte gjermane kanë njoftuar pezullimin e nisjeve të enjten, raporton SchengenVisaInfo.com.

Greva do të prekë aeroportet e Hamburgut, Bremenit, Hanoverit, Berlinit, Këlnit, Dyseldorfit, Leipzigut, Dresdenit, Erfurtit, Frankfurtit/Main dhe Shtutgartit.

Ver.di po negocion me Shoqatën Federale të Kompanive të Sigurisë së Aviacionit (BDLS) në emër të 25,000 punonjësve të industrisë. Pavarësisht tre raundeve të negociatave kolektive për këtë çështje, deri më tani nuk është arritur asnjë marrëveshje.

Ata kërkojnë një rritje të pagës prej 2,80 € për orë dhe rritje të bonuseve funksionale dhe jashtë orarit që nga ora e parë, që përfshin një marrëveshje kolektive dymbëdhjetë mujore.

Nga ana tjetër, oferta e mundshme nga punëdhënësit përfshin një rritje të pagës prej katër për qind në vitin 2024, që është 0,55 euro më shumë në orë në grupin e pagave më të ulëta dhe gati 0,82 euro më shumë në orë në grupin e pagave më të larta. Ndërkohë, në vitin 2025, premtohet të ketë një rritje të mëtejshme tre për qind.

Aeroportet kanë këshilluar pasagjerët e prekur që të kontaktojnë operatorët e tyre turistikë për detaje mbi rezervimin dhe opsionet alternative të udhëtimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë