Bota

Mediat amerikane: Gati marrëveshja Izrael-Hamas për lirimin e pengjeve dhe armëpushimin

Gazeta Si – Një projekt-marrëveshje duket se është nënshkruar e zeza mbi të bardhë, e cila parashikon lirimin gradual të të burgosurve të mbajtur nga Hamasi në këmbim të ndalimit të ofensivës ushtarake izraelite për rreth dy muaj.

Marrëveshja është afër arritjes, sipas gazetës amerikane “Neë York Times”. Projektmarrëveshja do të jetë në qendër të bisedimeve që do të zhvillohen në Paris.

Negociatorët e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, raporton NYT, janë afër arritjes së një marrëveshjeje që kërkon që Izraeli të pezullojë sulmet në Gaza për rreth dy muaj në këmbim të lirimit të mbi 100 pengjeve ende në duart e Hamasit.

Marrëveshja mund të nënshkruhet në dy javët e ardhshme. Negociatorët, raporton “Neë York Times”, kanë përgatitur një draft me shkrim, i cili përmban një ndërmjetësim midis propozimeve të Izraelit dhe Hamasit, të avancuara në 10 ditët e fundit.

Ndërsa ka ende pika të mëdha mosmarrëveshjeje, negociatorët thonë se ata janë “të kujdesshëm optimistë” se një marrëveshje përfundimtare është e arritshme, thanë zyrtarët amerikanë që kërkuan të mbeten anonimë.

Megjithëse marrëveshja nuk do të parashikonte armëpushimin e përhershëm të kërkuar nga Hamasi në këmbim të lirimit të të gjithë pengjeve, të njëjtat burime besojnë se nëse Izraeli do ta pranonte armëpushimin për dy muaj, ai do të ofronte një dritare të dobishme për të zbatuar një përpjekje të mëtejshme diplomatike.  

Drafti do të parashikonte një fazë të parë me një armëpushim 30-ditor, gjatë së cilës Hamasi fillimisht do të lironte gratë, të moshuarit dhe të plagosurit.

Ndërkohë, palët duhet të bien dakord për një armëpushim të dytë, gjithashtu që zgjat 30 ditë, për të lejuar lirimin e burrave dhe ushtarëve izraelitë.

Për më tepër, drafti do të përfshijë gjithashtu një rritje të ndihmës humanitare për popullatën civile në Rripin e Gazës, ndërkohë që palët do të negociojnë ende numrin e palestinezëve, aktualisht të mbajtur në burgjet izraelite, të cilët do të lirohen.

Një armëpushim dy mujor, sipas burimeve të NYT, do të lejonte një përpjekje më të madhe diplomatike për t’i dhënë fund përfundimisht konfliktit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë