Në Gjykatën e Posaçme u mbajt këtë të shtunë seanca në Apel për dhënien e masës së sigurisë për 15 të ndaluarit e pak javëve më parë për çështjen e inceneratorit të Tiranës.
Në seancën e sotme u vendos që për pjesën më të madhe të të arrestuarve të lihet në fuqi masa e sigurisë “arrest në burg”.
Me arrest me burg është dënuar edhe Pëllumb Abeshi, ndaj të cilit u vendos fillimisht masa e sigurisë “arrest në shtëpi”. Ai ka qenë ish-zyrtari i ministrisë së Mjedisit si ish-kryetar i Komisionit të Prokurimit të incineratorit të Elbasanit.
Pëllumb Abeshi ishte mes zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Mjedisit që u arrestuan për aferën e inceneratorëve, kur ky dikaster drejtohej nga Lefter Koka dhe Sekretar i Përgjithshëm ishte, Alqi Bllako.
Pëllumb Abeshi është dënuar me 4 vjet burg, por do të kryejë 2 vjet e 8 muaj
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




