Drejtësia

Sarandë / Kanos me thikë bashkëmoshatarin dhe i vjedh byzylykun e floririt, arrestohet 18-vjeçari

Nga Gazeta Si- Një 18 vjeçar është arrestuar pasi i mori byzylykun e floririt një 19-vjeçari, duke e kanosur me thikë ku më pas u largua.

Kanë qenë forcat Shqiponja që bënë të mundur arrestimin e 18 vjeçarit sarandiot.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjeti prerës thikë dhe 1 aparat celular.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit A. S., për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, informoi sot policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë