Gazeta Si – Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar la të pandryshuar masën e “arrestit në burg”, për Alfred Belerin.
Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës ndodhet në paraburgim që prej 12 majit të vitit 2023, i akuzuar për shitblerje të votave vetëm 2 ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit.
“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Daniela Shirka, sot më 26.01.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 32 akti, datë 19.01.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesit Dh. A. B., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 522, datë 28.12.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me: Revokimin ose zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” e caktuar me vendimin nr. 205, datë 13.05.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë, vazhduar me vendimin nr. 46 datë 22.05.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, dhe vendosi: Miratimin e vendimit nr. 522, datë 28.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, – thuhet në njoftimin zyrtar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




