Gazeta Si – Presidenti rus Vladimir Putin, duke vizituar këtë të enjte Kaliningradin (një enklavë ruse e vendosur midis Polonisë dhe Lituanisë), deklaroi se Federata Ruse “nuk do të lejojë kurrë të neglizhohen interesat e saj”.
Putin e tha këtë në një takim me studentë të universitetit në rajonin e Kaliningradit. “Kjo nuk do të thotë aspak se ne duam të pështyjmë mbi interesat e të tjerëve”, – shtoi ai.
Kreu i shtetit – shpjegon gazeta “Ria Novosti” – nënvizoi se e kishte formuluar qëndrimin e tij bazuar në deklaratat e filozofit gjerman, Immanuel Kant.
Udhëtimi i presidentit rus në këtë rajon “nuk është një mesazh për NATO-n”, – konfirmoi edhe zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
“Kur presidenti viziton rajonet e Federatës Ruse, – nënvizoi Peskov, cituar nga agjencia e lajmeve ‘Ria Novosti’ – nuk është një mesazh për vendet e NATO-s. Kjo është gjëja kryesore që bën presidenti dhe kryesorja nuk është të dërgojë mesazhe, por ajo që ai ka bërë prej shumë vitesh, pra, duke punuar për zhvillimin e vendit dhe rajoneve tona”.
Zëdhënësi i Kremlinit, tha se ekziston “një rrezik strategjik” për enklavën e Kaliningradit për shkak të “ndjenjave militariste që janë të pranishme sot në Evropë, në shtetet fqinje baltike etj. Bëhet fjalë për vende që janë përshkuar me ndjenja rusofobike, të cilat po tërheqin gjithnjë e më shumë instalime ushtarake në territorin e tyre”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




