Menaxhim

Afati i investimeve strategjike zgjatet deri në 2027-n. Vështirësohen kriteret për investitorët

Nga Gazeta ‘SI’ - Qeveria do të zgjasë afatin e investimeve strategjike deri në dhjetor të vitit 2027, pas ‘skadimit’ në fund të 2023-shit.

Propozimi është dhënë nga deputeti Eduart Shalsi, ku kërkon dhe ndryshimin e disa kritereve të tjera, si tavani i kërkuar për investim.

Në ligjin e ri, një investitor për të të marrë statusin strategjik duhet të bëjë një investim të paktën 50 mln euro që krijon minimalisht 300 vende pune. Kriteri është i unifikuar për të gjitha llojet e investimeve, ndryshe nga ligji i vjetër që i ndante sipas fushës ku investohej.  Për investimet strategjike me procedurë të veçantë investimi duhet të ketë të paktë vlerën 100 mln euro dhe të krijojë 500 vende pune.

Po ashtu, Shalsi argumenton se duhet ndryshuar edhe afati i shqyrtimit të dokumentacionit të investitorëve si edhe procesi vlerësues i tyre.

Nga viti 2016 e deri më tani janë trajtuar 88 projekte investimi, prej të cilave 40 kanë përfituar status strategjik, 14 projekte janë refuzuar dhe 34 janë në fazë vlerësimi.

Pak ditë më parë, ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro tregoi për mediat se do të ketë një ligj të ri që do të integrojë ligjet e vjetra të investimeve, investimeve strategjike dhe të investimeve të huaja.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë