Lojëra me Dore

Australian Open/ Alkaraz tregon forcën, kalojnë me shumë vuajtje Zverez dhe Rud

Gazeta Si – Ka luftuar fort italiani Lorenco Sonego, por nuk ia ka dalë ndaj numrit 2 në botë, Karlos Alkaraz. Spanjolli është kualifikuar në turin e tretë të Australian, pas fitores së vështirë 6-4, 6-7, 6-3, 7-6.

Alkarazit iu deshën 4 sete dhe një ‘tie-break’, që pas 3 orësh e 5 minuta të kalonte më tej. Ishte vërtet një betejë, sepse Sonego rezistoi mirë. Në fund ka bërë diferencën tenisti që konsiderohet si e ardhmja e këtij sporti.

Shumë i vuajtur kualifikimi për Aleksander Zverev dhe Kasper Rud. Që të dyve u janë dashur 5 sete për të eliminuar përkatësisht Klein dhe Purcell. Gjermani fitoi 7-5, 3-6, 4-6, 7-6 dhe 7-6 ndaj sllovakut, kurse norvegjezi mundi 6-3, 6-7, 6-3, 3-6 dhe 7-6 australianin.

Në tabelën e femrave, Iga Shviatek, numri 1 në renditjen botërore, fitoi 6-4, 3-6 dhe 6-4 amerikanen Daniel Kolins.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë