Seanca në SPAK për ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, lidhur me shitjen e ish-fabirkës së bukës, është shtyrë për më 2 shkurt.
Sipas avokatit Henrik Ligori, kërkesa për gjykim ndaj Ahmetajt duhet konsiderohet e pavlefshme dhe të kthehen aktet për hetim Spak. Mbrojtësi tha që SPAK ishte i paqartë në qëndrimin e tij.
Ahmetaj gjithashtu po hetohet për 3 vepra penale lidhur me aferën e inceneratorëve dhe për të cilat ka një masë sigurie arrest në burg.
Sipas Prokurorisë së Posaçme, në kohën kur mbante postin e ministrit të Financave, Ahmetaj ka shpërdoruar detyrën duke kryer parregullsi në këtë proces dhe duka ia shitur fabrikën një biznesmeni, edhe pse shteti shqiptar ia kishte njohur më parë truallin ish-pronarëve.
Nga ana tjetër, ish-zv/Kryeministri i ka mohuar këto akuza përmes disa qëndrimeve në Facebook.
Arben Ahmetaj vijon të jetë në arrati dhe është nën hetim edhe për dosjen e inceneratorit, për të cilën është shpallur në kërkim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




