Gazeta Si – Tenistja e re ruse i la vetëm 2 gejme numrit 6 në renditjen botërore. Kalojnë Gauf dhe Hadad Maia, eleminohet Vozniaçki. Surpriza e madhe është Hunter.
Është e pamundur të mendosh për një dominim të tillë kundër numrit 6 në botë. Mirra Andreeva ka mundur pastër Ons Jabeur, duke treguar edhe një herë se është ajo vajza e së ardhmes të tenisit. Rusja, që mbush 17 vjeç më 29 prill, eliminoi bindshëm një lojtare që ka 3 finale Slam në karrierë.
Përfundoi 6-0, 6-2 kjo ndeshje, në më pak se një orë, ku Jabeur ishte krejtësisht e pafuqishme përballë forcës së Andreevës. Seti i parë flet vetë, me 24 pikë ndaj 8 të fituara nga Mirra. Në turin e tretë ajo do të ndeshet me francezen Parri, sigurisht një lojtare e kalueshme për një teniste që mund të bëjë befasinë në Australian Open.
A star is born 🌟
— #AusOpen (@AustralianOpen) January 17, 2024
16-year-old Mirra Andreeva stuns No. 6 seed Jabeur 6-0 6-2 to reach the third round!#AusOpen • @wwos • @espn • @eurosport • @wowowtennis pic.twitter.com/l71yoKhOXw
Zgjati vetëm një set ëndrra e Karoline Vozniaçki për të vazhduar turneun. Danezja e nisi mirë kundër Timofeevas, por më pas e humbi forcën dhe ndeshjen. Timofeeva do të ndeshet me Hadad Maia në turin e tretë, brazilianen që eliminoi Korneevan.
Koko Gauf, favorite për të fituar turneun, kaloi me lehtësi turin e dytë dhe në të tretin do të përballet me një tjetër amerikane, Parks. Surprizën e bëri australiania Hunter, numri 180 dnë botë, që fitoi pas 3 setesh ndaj gjermanes Siegemund. Tani sfidon Krejçikovën në turin e 3-të.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.