Gazeta Si – Të gjithë tenistët big kanë arritur të kalojnë turin në Australian Open. U frikësua një moment, por më pas ia doli ta fitonte ndeshjen Danil Medvedev. Rusi humbi setin e parë kundër francezit Atmane, por përmbysi gjithçka, duke i lënë atij vetëm 6 gejme në dy setet e tjera, para se kundërshtari të tërhiqej për probleme fizike.
Në raundin tjetër rusi, numri 3 në renditjen botërore, do të ketë kundërshtar finlandezin Rusuvuori, i cili kaloi pas 4 setesh ndaj Kipson. Medvedev në Australian Open ka shkuar në finale në 2021-shin dhe 2022-shin.
Edhe Stefanos Tsitsipas i la një set belgut Bergs, që zëvendësoi Berretinin e tërhequr. Greku i la vetëm 5 gejme kundërshtarit, pas stonimit në setin e parë. Nuk zhgënjeu Popirin, që ftoi derbin e shtëpisë ndaj Polmans.
Andi Mërrei është dukur e kundërta e vetes. Tenisti skocez është mundur nga argjentinasi Etçeverri, qe fitoi ndeshjen në më pak se dy orë e gjysmë. Vitin e kaluar Mërrei i befasoi të gjithë, duke fituar dy ndeshje me 5 sete, para se të eliminohej nga Bautista në raundin e tretë.
Duke folur gjithmonë për veteranët, Monfils ka bërë një ndeshje të madhe kundër Hanfman, duke e kaluar pa probleme. Tani Monfils dhe Etçeverri do të ndeshen për një vend në turin e tretë, ku me shumë mundësi do të gjejnë Gjokoviçin. Kanë kaluar më tej edhe Eubanks dhe Zhang.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.