Gazeta Si – Vetëm tenisti spanjoll dhe ai serb mund të jenë në krye të klasifikimit Atp pas turneut të parë Slam të sezonit. Në rast se të dy do të ndeshen në finale, numri 1 do të jetë fituesi.
Me Australian Open, që hap sezonin, rinis gara për vendin e parë në renditjen botërore të tenisit të meshkujve. Janë të gjithë në ndjekje të Novak Gjokoviçit, që përveçse duhet të mbrojë titullin e fituar në Melburn vitin e kaluar në finale ndaj Tsitsipas, duhet të ruajë edhe pozicionin e numrit 1.
Ai që mund t’ia rrëmbejë këtë vend është vetëm një lojtar: Karlos Alkaraz, aktualisht 2200 pikë pas serbit. Duke marrë në konsideratë faktin që Gjokoviç mbron 2000 pikët e fitores së vitit të kaluar dhe se Alkaraz nuk humb asgjë, sepse nuk luajti në 2023-shin, diferenca mes tyre nuk është shumë e madhe.
Fillon me një distancë të reduktuar: ‘Nole’ me 9055 pikë, Alkaraz me 8855. Kështu, dualizmi mes serbit dhe spnajollit, – duke qenë dy koka serie në turne, nuk mund të përballen përpara finales, – ka të bëjë edhe me numrin 1 të klasifikimit.
Për të shpresuar që ta mbyllë Australian Open në vend të parë të renditjes, Alkaraz duhet të shkojë të paktën në çerekfinale. Në të kundërt, Gjokoviç do të mebetet para tij pavarësisht rezultatit që do të arrijë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.