Nga Gazeta ‘SI’ - Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro njoftoi se qeveria ka miratuar disa ndryshime në ligjin ekzistues të turizmit, sepse ligji i vjetër nuk i përgjigjej më zhvillimeve të reja në këtë sektor.
Pa dhënë detaje konkrete, ministrja Kumbaro tha se ligji i ri synon të lehtësojë procedurat burokratike dhe mbi të gjitha të forcojë formalizimin në këtë fushë. Ajo shtoi edhe se do të ketë një ligj të ri që do të integrojë ligjet e vjetra të investimeve, investimeve strategjike dhe të investimeve të huaja.
Ministrja e Turizmit tha se po punohet për një metodologji të re të statistikave të turizmit me Fondin Shqiptar të Zhvillimit.
Pas saj fjalën e mori ministri i Financave Ervin Mete, i cili tha se në ligjin e qeverisë parashikohet krijimi i një metodologjie për kapacitetet shfrytëzuese sipas zonave, referuese dhe për taksimin e këtyre subjekteve më vonë.
“Në ditët në vijim, MF do të japë sqarime për përgjegjësitë e qiradhënësve në këtë sektor, dhe individëve që përdorin këto platforma për përgjegjësi tatimore. Nuk ndryshon gjë për qiradhënësit individualë, por do të njohin përgjegjësitë e tyre ndaj regjimit fiskal për një tatim të drejtë. Për operatorët turistikë kërkohet një deklarim i drejtë”, tha ministri Mete.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.