Sociale

Fëmija i parë i 2024 lind në Fier. Eshtë djalë

Familja e Zybejde Rukajt, nga Kreshpani i Fierit, do të mbahet mend të paktën për këtë vit, pasi solli në jetë fëmijën e parë në Shqipëri. Ata ia vunë emrin djalit Ergi dhe ai është fëmija i dytë pasi familja ka edhe një vajzë.

Sipas mjekëve të maternitetit të Fierit, nëna e ka lindur foshnjën në mënyrë natyrale me peshë 4 kg e 100 gram dhe ai gëzon shëndet të plotë.

Ndërkohë në Tiranë, pak pasi akrepat kaluan orën 00:00, një vajzë dhe një djalë erdhën në jetë. Të dy gëzojnë shëndet të plotë. Vajza ka lindur në maternitetin 'Koço Gliozheni', ndërsa djali ka lindur te 'Mbretëresha Geraldinë'.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë