Lajme

Banorët e “Astirit” bllokojnë rrugën: Danieli, një hero!

Në ditën e 23 ditë radhazi të protestës, banorët e Unazës së Re kanë bllokuar sërish rrugën në shenjë kundërshtie për shembjen e banesave të tyre.

Me thirrje kundër qeverisë, ‘Qeveri e korruptuar’ banorët kanë kërkuar dëmshpërblim 100 % për banesat e tyre.

Ata kanë lëshuar edhe thirrje në mbështetje të 18-vjeçarit Daniel  Drobaj, i cili u la sot në burg për plagosjen e polices Ina Nuka.“O Daniel, o hero, gjithë unaza ty të do”, thërrisnin protestuesit.

Pas vlerësimit të masës së sigurisë, Gjykata e Tiranës ka vendosur që Daniel Drobaj, 18-vjeçari i akuzuar se ditën e protestës plagosi efektiven eforcave “Shqiponja” Ina Nuka me kapsollë, të qëndrojë në burg.

Në seancë 18-vjeçari nga kafazi i xhamit ka treguar dorën edjathtë të fashuar. I riu pretendon se policia i ka thyer gishtat si hakmarrje për gjymtimin e polices në dorë.

Avokati i Daniel Drobajt, deklaroi në fund të seancës gjyqësoresese prokuroria pretendon se ka si provë ndaj adoleshentit vetëm pamjet filmike të momentit të hedhjes së kapsollës në drejtim të efektivëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë