Ne rrjet

Zgjedhjet në Serbi / Shqiptarët e Luginës së Preshevës garojnë me dy lista të ndara

Nga Gazeta 'Si'- Në Serbi sot (17 dhjetor) mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale dhe parlamentare, ku të drejtë vote kanë edhe shqiptarët e Luginës së Preshevë.

Shqiptarët e Luginës garojnë këtë herë me dy lista: “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi” që udhëhiqet nga Shaip Kamberi dhe “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar”, e Shqipërim Arifit.

Në përbërjen e kaluar parlamentare, Shaip Kamberi ka qenë përfaqësuesi i vetëm i komunitetit shqiptar.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, u ka bërë thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës të votojnë në zgjedhjet parlamentare në Serbi, duke thënë se “projekti serb për heshtjen e zërit shqip duhet të përballet me rezistencë e mosnënshtrim”.

Të drejtë vote në Serbi kanë rreth 6.5 milionë banorë, të cilët mund ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre prej orës 07:00 deri në 20:00.Të hapura do të jenë 8.273 qendra votimi.

Këto janë zgjedhjet e pesta që organizohen në Serbi prej vitit 2012, dhe mbahen vetëm 18 muaj pas organizimit të procesit të fundit zgjedhor.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë