Një ditë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në burgun e Sigurisë së lartë në Peqin, del dëshmia e autorit të krimit të djeshëm, i cili vrau me armë Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjan.
Sokol Mjacaj është shprehur se Arben Lleshi nuk e kishte pranuar në sektor, ndërsa armën e zjarrit e ka deklaruar se e ka futur në burg para 20 ditësh.
“Jemi konfliktuar aty për aty me Arben Lleshin. Nuk më pranoi në sektor. Armën e kam futur para 20 ditësh apo një muaj”- mësohet të ketë thënë ai para hetuesve.
Dyshohet se arma është futur e plotë dhe dorazi. Një pjesë e kamerave të sigurisë më I.E.V.P., Peqin nuk punonin, edhe skaneri nuk punonte prej shumë kohësh dhe është rregulluar ditët e fundit. Burime nga grupi hetimor thonë se janë ndaluar 13 persona pjesë e stafit të burgut, që nga drejtori e gjithë zinxhiri komandues. Dyshimet janë se ndryshe nga sa pretendon Mjacaj vrasja të jetë bërë me pagesë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.