Kosova

Arrestohet dhe personi i katërt për vrasjen e Liridona Murselit, u dha armën vrasësve

Nga Gazeta Si - Një tjetër person ka rënë në pranga për vrasjen e 33-vjeçares Liridona Murselit. Policia e Kosovës arrestoi të shtunën Tomë Dodajn i cili dyshohet se u ka mundësuar armën e krimit, Naim Murselit dhe Granit Plavës.

Përmes raportit ditor sot, Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e tij në listën e të dyshuarve për vrasjen e Liridona Ademajt.

“Lidhur me rastin, është identifikuar dhe arrestuar edhe një i dyshuar. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në paraburgim”, thuhet në njoftim.

Mediat kosovare raportojnë se i arrestuari është Tomë Dodaj nga Gjakova. Ai dyshohet se u ka shitur armën Naim Murselit dhe dorasit Granit Plava.

Më 29 nëntor Liridona Ademaj u vra derisa po kthehej nga një restorant. Për këtë rast janë arrestuar edhe tre persona tjerë, përfshirë bashkëshortin e saj që dyshohet të ketë qenë porositësi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë